Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryeministri i Hungarisë reagon pas njoftimit të Trump: Jemi gati për takimin me Putinin në Budapest
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka mirëpritur lajmin për takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, që pritet të mbahet në Budapest. Përmes një postimi në platformën X, Orbán e cilësoi njoftimin si një zhvillim pozitiv për paqen globale. “Takimi i planifikuar midis presidentëve amerikanë dhe rusë është një lajm i shkëlqyer për popujt paqedashës të botës,” shkroi ai. Duke shtuar një notë mikpritjeje, kryeministri hungarez theksoi se vendi i tij është i gatshëm të mirëpresë këtë takim të nivelit të lartë. “Jemi gati!”, përfundon Orbán në postimin e tij. Takimi i shumëpritur mes Trump dhe Putin vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë po përshkallëzohet, dhe përpjekjet për ndërmjetësim po shtohen. Trump, në një deklaratë të mëparshme,...