Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të paktën dy fëmijë
Presidenti i Polonisë ka firmosur një reformë të re tatimore që synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe të nxisë rritjen ekonomike. Ligji i ri parashikon taksë zero mbi të ardhurat personale për të gjithë prindërit që rrisin të paktën dy fëmijë, duke përfshirë edhe kujdestarët ligjorë apo prindërit kujdestarë. Lehtësimi fiskal do të zbatohet për të ardhurat vjetore deri në 140 mijë zloty (rreth 32,973 euro) dhe pritet të sjellë një rritje mesatare prej 1,000 zloty (235 euro) në buxhetin mujor të një familjeje. Projektligji u prezantua fillimisht në gusht nga Presidenti Karol Nawrocki, i cili e kishte bërë këtë masë një nga premtimet kryesore të fushatës së tij, të përfshira në programin “Kontrata me Polakët”. Ai nënshkroi simbolikisht ligjin më 8 gusht,...