E bujshme/ Ndryshohen rregullat për Europian dhe Botëror, Shqipëria dhe Kosova do shkojnë shpesh

E bujshme/ Ndryshohen rregullat për Europian dhe Botëror, Shqipëria dhe Kosova do shkojnë shpesh

Tani është bërë e udhës që rregullat e futbollit dhe kompeticioneve të jenë në ndryshim të vazhdueshëm pasi tifozët e futbollit kërkojnë risinë. Në Champions League u bë prova e parë dhe deri tani rezultoi me sukses, teksa u hoqën grupet e mësuara prej kohësh dhe u vendos renditja me pikë si në një kampionat. Qëllimi kryesor i UEFA-s është që të shmang ndeshjet e mërzitshme dhe të pabarabarta pasi ka shumë ekipe që dalin nga gara përpara kohe dhe rezultatet e tyre janë shumë formale, duke hequr shikuesit nga televizoni dhe stadiumet. Sipas asaj që raporton L’Equipe, UEFA po diskuton ndryshimin e fazës së grupeve për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit për Kombëtaret. Presidenti Ceferin është gati që të propozojë dy variante të reja...