Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aplikimet në polici, 30% e të rinjve nuk kalojnë testet psikologjike dhe të drogës
ë rinjtë me probleme psikologjike, por edhe përdorues të lëndëve narkotike, po e shohin policinë si një mundësi punësimi. Ky fakt është evidentuar gjatë konkursit për patrullë të përgjithshme në Akademinë e Sigurisë, ku një pjesë e konsiderueshme e aplikantëve kanë rezultuar me probleme psikologjike dhe përdorues të drogës. Nga 1 deri më 21 shtator u zhvilluan aplikimet për 350 vende të lira për patrullë të përgjithshme në Akademinë e Sigurisë. Gjatë kësaj periudhe, kandidatët dorëzuan dokumentacionin për aplikim, për t’u përfshirë më pas në fazat përfundimtare të konkursit, testimin me shkrim dhe atë fizik. Para këtyre dy fazave, zhvillohet testi psikologjik dhe kontrolli shëndetësor, ku përfshihet edhe testi i drogës. Në të gjithë vendin kanë aplikuar mbi 1 200 të rinj deri në moshën...