Rrëzohet kërkesa e PD-së për rezolutë për gjenocidin në Kosovë

Rrëzohet kërkesa e PD-së për rezolutë për gjenocidin në Kosovë

votimi ne kuvend TIRANË- Kuvendi nuk miratoi kërkesën e Partisë Demokratike për diskutimin dhe votimin e rezolutës mbi gjenocidin serb në Kosovë. Kjo çështje as nuk u fut në rendin e ditës për votim, në seancën e sotme plenare.  Ndërkohë, një sërë raportesh dhe projektligjesh të rëndësishme u miratuan në seancë: Raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024 - 73 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim. Raporti i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024 - 73 vota pro. Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024 - 73 vota pro dhe 1 kundër. Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” - 73 vota pro dhe 9 vota kundër. Projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm...