Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Mesazhi për qytetarët/ Florjan Binaj: Dy rrugë përballë, korrupsioni dhe betoni ose njerëzit e ndershëm
Florjan Binaj, kandidati i mbështetur nga opozita për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ka shprehur një mesazh për qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për kryeqytetin. “Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime,” shkruan Binaj, duke e përshkruar Tiranën jo thjesht si një qytet ku jetojmë, por si një shtëpi që do t’ia lëmë fëmijëve tanë. Ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve. “Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” theksoi ai. Binaj i fton qytetarët të bashkohen me të në këtë rrugë ndryshimi, duke besuar se së...