Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do të takohemi në Hungari për t’i dhënë fund luftës”/ Presidenti Trump flet pas telefonatës me Putin…
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka postuar në Truth Social pas telefonatës së tij me Vladimir Putinin, duke zbuluar se do të takohet me kreun e Kremlinit në Budapest. Ai u shpreh se telefonata ishte “e mirë dhe produktive”, duke shtuar se “këshilltarët e nivelit të lartë” nga të dy vendet do të takohen javën e ardhshme. “Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj Lufte ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës”, thotë ai.