Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohet laboratori i madh i kokainës/ Shqiptari ‘shefi’ i grupit, policia arreston 11 persona, dhe sekuestron…
Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge, sekuestrimin e të paktën 10 kg kokainë, hashash, mariuanë, 40 mijë eurove cash dhe arrestimin e 11 personave në më shumë se një vit hetime e përgjime. Aksioni u krye nga policia italiane në zonat e Aprilia, Teramo dhe Abruzzo, nga Skuadra e Chieti dhe u koordinua nga zyra e prokurorit vendor. Katër persona u arrestuan në flagrancë në aksionin e parë, mes tyre shqiptarin që drejtonin laboratorin e paketimit të kokainës në Aprilia. U kryen dhjetë kontrolle shtëpish, me mbështetjen e Skuadrave Fluturuese të Pescarës dhe Latinës. Operacioni përfshinte qytetet e Lancianos, Pescarës dhe Aprilias. Në Aprilia, policia sekuestroi 250 gramë kokainë dhe dy pistoleta nga shtëpia e një prej shqiptarëve. U...