Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Emri i ekzekutuesit nazist në foton e tmerrshme të L2B zbulohet pas 80 vitesh kërkimesh falë inteligjencës artificiale
Shpesh e lidhur me mashtrime dhe "deepfake"-e, inteligjenca artificiale (IA) tani po përdoret për një qëllim tjetër, më fisnik: për të zbuluar përbindëshat e historisë. Një historian gjerman ka përdorur këtë teknologji të kudogjendur për të zbuluar identitetin e një ekzekutori famëkeq nazist në një fotografi të Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 80 vjet pasi ajo u shkrep. "Sipas gjithçkaje që dëgjoj nga ekspertët teknikë, përputhja është jashtëzakonisht e lartë në përqindje, sipas rezultateve që nxjerr algoritmi," tha për The Guardian historiani gjerman Jürgen Matthäus, njeriu që zgjidhi misterin. Në foton rrëqethëse, e bërë në territorin e sotëm të Ukrainës, një ushtar nazist me syze i drejton pistoletën një burri të ulur në gjunjë para një varri masiv, ndërsa trupa të tjerë të...