Policia ‘zapton’ gjykatën/ Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, rriten masat e sigurisë në Apel

Policia ‘zapton’ gjykatën/ Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, rriten masat e sigurisë në Apel

Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, masa e sigurisë dhe rregullat për hyrjen e qytetarëve që janë palë në seancat gjyqësore janë ashpërsuar madje edhe me prezencë të shtuar të policisë së shtetit. Efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen si jashtë godinës, ashtu edhe brenda ambienteve të gjykatës. Përveç kontrollit me skaner dhe detektor metali, qytetarëve që kanë seanca gjyqësore dhe avokatëve u bëhet edhe kontroll fizik nga punonjësit e sigurisë, nën mbikëqyrjen e policisë. Ndryshe nga më parë, pritja për publikun tashmë bëhet jashtë godinës. Më parë ishte vendosur tabela informuese ku shkruhej “Hyrja për publikun” dhe qytetarët futeshin direkt brenda në paradhomën para skanerit, ndërsa tashmë rregulli ka ndryshuar. Jashtë hyrjes është hequr tabela...