Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ja kur pritet të hapen aplikimet e lotarisë amerikane këtë vit, pse shanset janë më të ulëta
Lotaria amerikane, që tradicionalisht hapet çdo fillim tetori, këtë vit ka vonuar publikimin e datës zyrtare, duke ngritur pyetje dhe shqetësime mes mijëra aplikantëve në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Deri tani, Departamenti i Shtetit amerikan nuk ka shpallur asnjë afat konkret për hapjen e regjistrimeve të programit Diversity Visa 2027, duke lënë të kuptohet se procesi po shtyhet për arsye administrative dhe rishikimi të disa kritereve të aplikimit. Sipas njoftimeve të fundit nga faqja zyrtare travel.state.gov, faza e re e aplikimeve pritet të nisë gjatë vjeshtës së vonë 2025, por pa një datë fikse ende. Burime nga ambasadat amerikane kanë sqaruar se sistemi po përditësohet për të shmangur gabimet e mëparshme dhe për të zbatuar kërkesat e reja të sigurisë, përfshirë pasaportën e vlefshme...