Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Trump ‘mollë sherri’ në Greqi, Micotaqis-kreut të PASOK: Mos fol ashtu për Presidentin e SHBA
Prezenca e Qiriakos Micotaqis në samitin e paqes për Gazën që u mbajt në Egjipt dhe rreshtimi krah Rexhep Taip Erdogan, thuajse me detyrim nga ana e Donald Trump është bërë ‘mollë sherri’ në Parlamentin e Athinës. Kreu i ekzekutivit helen u përplas me liderin e partisë opozitare PASOK, Nikos Andrulaqis, pas sulmeve në kontekstin e debatit mbi politikën e jashtme. ‘Po e bëj vendin tim të fortë dhe po sigurohem që të mos jetë më ai pleh që ishte nën udhëheqjen e SYRIZA-s’, tha Micotaqis, duke iu drejtuar më pas Andrulaqis me pyetjen: ‘A do ta kapnit ju Trumpin prej jake dhe t’i thoshit ‘jo, po kthehem z. Trump’?’. ‘Zoti Andrulaqis, folët për ‘natyrë të qetë’. Pyes veten: nëse nuk do të na...