Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Terror në mes të ditës te parkingu i Megatek/ Dalin pamjet nga vendngjarja, makina e bërë shoshë me plumba
Një 25-vjeçar u qëllua me armë zjarri mesditën e kësaj të enjte në ambientet e parkingut të Megatek, pranë mbikalimit të Rinasit.Në pamje duket se ngjarja ka ndodhur brenda perimetrit të qendrës tregtare, në hapësirën ku parkohen automjetet e klientëve. I plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, rreth 25 vjeç. Ai është qëlluar me një plumb në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I lënduar, por me sende të forta ka mbetur edhe Grisjan Latifajn, 22 vjeç, shok me të plagosurin. Sherri mes të dyve mësohet se ka nisur që në Domje dhe ka vijuar deri në parkingun e qendrës tregtare, Megatek ku edhe pati të shtëna me armë zjarri.