Kërkoi të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë merr vendimin për Ilir Metën

Kërkoi të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë merr vendimin për Ilir Metën

ilir meta TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzoi këtë të enjte rekursin e Ilir Metës për lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës së sigurisë. Ish-presidenti kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arresti me burg në një masë më të butë.  Vendimi:  GJKKO 61007-00535-00-2025 ILIR METAJ Neni 246/6 dhe 260 i K.Pr.Penale. Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 165 (87-2025-253), datë 17.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e...