Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbardhet lëvizja e radhës e qeverisë/ Dosja e shkarkimit të Veliajt në GJK
Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet e tij për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me firmë të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi, Këshilli i Ministrave i dorëzon Gjykatës Kushtetuese të gjithë dokumentacionin shkresor, mbi bazën e të cilit është vendosur shkarkimi i kryebashkiakut. “Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër...