Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë. Një automjet është përplasur me bordurën e betonit. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.