Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Opozita pa zë në Kuvend”, Agron Gjekmarkaj denoncon mazhorancën: Kjo nuk është Shqipëri europiane, por Arnautistan
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka denoncuar mazhorancën në seancën e kësaj të enjte të Parlamentit. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Partia Socialiste po tenton të marrë peng opozitën dhe u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar sërish si farsë elektorale. “Të nderuar kolegë, qytetarë shqiptarë, Jemi tashmë në javën e pestë të një Kuvendi që nuk kuvendon, të një Kuvendi qe nuk funksionon si institucion i përfaqësimit, por si instrument i heshtjes.Prej më shumë se një muaji, opozita nuk ka të drejtë fjale. Heshtja është një nga njollat më të medha në historinë tonë bashkëkohore! Prej më shumë se një muaji, Kryeministri, Qeveria dhe mazhoranca nuk flasin as vetë, nga frika ndaj të vërtetave! Nuk ka interpelanca....