Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda”
Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda” Një vendim gjykate ka autorizuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Byrojnë Kombëtare të Hetimit (BKH) të kryejnë kontrolle në pronat dhe bizneset e dy personave që kanë lidhje me kompleksin “Marina Bay Saranda”. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Weblajm, Arsen Rusta. Sipas burimeve, hetimi lidhet ngushtë me pronat e Ushtrisë, konkretisht me territorin e portit ushtarak në Limion, Sarandë. SPAK ka arritur të bindë gjykatën se ky kontroll ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi dyshimet për manipulim të kontratës së përdorimit të këtij porti strategjik. Operacioni është ende në vijim dhe pritet të pasohen me sekuestrime dokumentesh, verifikime të transaksioneve dhe lëvizjeve të pronësisë....