Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku dhe Gerald Kastratit
Artan Dulaku TIRANË-SPAK dhe BKH kanë ushtrua kontrolle në banesën dhe zyrat në pronësi të biznesmenit Artan Dulaku. Aksioni përfshin edhe disa zyrtar dhe ish-zyrtar të vendit. Kontrolle janë zhvilluar edhe ndaj administratorit të 'Marina Bay Saranda', Genard Kastrati. Paraprakisht bëhet me dije se hetimi lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë. Dyshimet janë për përfshirje të zyrtarëve dhe biznesmenëve në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak. Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike...