Kush është ‘Alban Qersosi’? I siguroi makinë për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej: Për Avdinë ndjeva keqardhje

Kush është ‘Alban Qersosi’? I siguroi makinë për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej: Për Avdinë ndjeva keqardhje

Erion Alibej TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO për dosjen "Pulumbi i artë". Alibej ka rrëfyer detaje tronditëse në lidhje me ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet. Para togave të zeza, teksa ka dëshmuar një sërë ngjarjesh ku ka qenë vetë i përfshirë, ka zbuluar edhe emra të tjerë, si ai i Alban Qerosit. Ky i fundit, sipas dëshmisë së Alibejt, i kishte siguruar makinën për vrasjen e vëllezërve Haxhia.  "Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilën kam dhënë deklarime më parë. Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka pasur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë. Ka pasur raste kur kam pas edhe...