Protestë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë – “Rruga e Kombit” pa pagesë për 24 orë

Protestë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë – “Rruga e Kombit” pa pagesë për 24 orë

TIRANË – Të premten, më 17 tetor,  në orën 17:00,  në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet një miting solidarizimi për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),  të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Në mbështetje të pjesëmarrjes masive, “Rruga e Kombit” do të jetë pa pagesë për 24 orë,  njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Zv/kryeministrja Ministrja Belinda Balluku deklaroi në rrjete sociale: “Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor. Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi,  dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës.” Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK , Hysni Gucati,  njoftoi se në protestë do të mbajnë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së,  Ali...