Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin, arrestohen babë e bir

Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin, arrestohen babë e bir

Policia e Shkodrës arrestoi dy persona, babë e bir, të cilët akuzohen se qëlluan me armë zjarri në ajër për të kanosur fqinjin e tyre. “Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, është organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush”, tha policia. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu...