Romani i Ben Blushit / Para pasqyrës me një filxhan çaji; Ku ka esenca aksiomash, utopie dhe blasfemish

Romani i Ben Blushit / Para pasqyrës me një filxhan çaji; Ku ka esenca aksiomash, utopie dhe blasfemish

Ben Blushi ka hyrë në letrat shqipe si romancier sfidant me qasje befasuese ndaj historisë së Shqipërisë në të gjitha etapat e saj, me guximin për të bërë letrarisht dhe politikisht deklarata edhe të drejtpërdrejta të cilat opinioni i çoroditur shqiptar i përtyp mjaft emocionalisht. “Ferri” është pjesa e parë e romanit që, duke e vendosur në vitin 2030, mëton t’i japë veprës karakter distopik, por largësia prej gjashtë vitesh nga e sotmja është e pamjaftueshme për t’iu larguar magnetit tërheqës të aktualitetit kombëtar e botëror. I vetmi karakter i identifikuar i veprës është shkrimtari Simon Shuteri, lehtësisht i identifikuar me autorin jo vetëm nga emri që lidhet me prejardhjen amësore, por edhe kur pohon se ka shkruar një roman për një kryetar bashkie që...