Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detajet/ Të shtënat me armë te mbikalimi i Rinasit, zbulohen identiteti i autorit dhe i të plagosurit. Si ndodhi ngjarja
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë. Nga të dhënat paraprake mësohet se autori është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu bëhet me dije se 22-vjeçari Grisjan Latifaj ka plagosur me armë zjarri në këmbë 25-vjeçarin Fabjo Arifaj, pas një konflikti për motive të dobëta. Vorë/Informacion paraprak Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë...