Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjermania nis Eurofigher në Poloni, Putin “tallet”: Europa nuk e përballon dot luftën!
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, njoftoi se vendi i tij do të rrisë kontributin në mbikëqyrjen e hapësirës ajrore mbi krahun lindor të NATO-s. Ushtria gjermane do të jetë e pranishme në Poloni me “disa Eurofighter shtesë” përtej angazhimit të saj aktual, tha Pistorius gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së aleancës në Bruksel. “Ne do të kontribuojmë në mbrojtjen e krahut lindor me fluturime patrullimi. Nga sot e tutje, Gjermania do të jetë më aktive, më e pranishme dhe më e dukshme në këtë rajon.” Një zëdhënës i ministrisë deklaroi se, nga dhjetori deri në mars, dy Eurofighter do të stacionohen në Malbork, Poloni, në jug të Gdanskut. Pas hyrjes së 19 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake në shtator, Gjermania kishte rritur...