PD kërkon barazinë në komisionin e Administratives dhe Territoriales, propozon lënien jashtë të partisë së Tom Doshit

PD kërkon barazinë në komisionin e Administratives dhe Territoriales, propozon lënien jashtë të partisë së Tom Doshit

Partia Demokratike ka depozituar 2 amendamente lidhur me propozimin e Partisë Socialiste për ngritjen e dy komisioneve të Posaçme, përkatësisht për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale. Partia Demokratike kërkon që dy komisionet e posaçme të ngrihen në bazën e barazisë pozitë-opozitë. Këtë barazi që opozita kërkon, PS ia dha në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore me 16 anëtarë, por në ‘8 përfaqësuesit e partive të tjera parlamentare’, një vend i takon Partisë Socialdemokrate, e cila nga demokratët është cilësuar si degë e PS-së dhe që do të jetë gjithmonë një votë plus për mazhorancën duke e bërë barazinë fiktive vetëm në numra. Gjithashtu, PD kërkon që pjesë me ekspertizë të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Po ashtu, për çështje...