KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

Në një situatë të përsëritur, Këshilli i Lartë Gjyqësor po mban peng prej gati 3 muajsh caktimin e 42 magjistratëve të rinj të diplomuar pranë Shkollës së Magjistraturës, pavarësisht mungesës së gjyqtarëve në sistem dhe stokut të çështjeve të prapambetura që sa vjen e rritet. Edhe pse i emëroi magjistratët më 31 korrik, KLGJ nuk ka bërë ende të mundur shpërndarjen e tyre nëpër gjykata, ndërkohë që aktualisht ekzistojnë 99 vende vakante në sistemin gjyqësor. “Është terr informativ,” i tha BIRN njëri prej magjistratëve të sapodiplomuar në kushtet e anonimatit. Një magjistrat i dytë pohoi gjithashtu, pa dashur që t’i publikohej emri, se ishte i shqetësuar për moscaktimin e tij në detyrë. Magjistratët pretenduan se Këshilli i Lartë Gjyqësor po vepron në kundërshtim me ligjin...