Gogu-Berishës: Ke djegur gjithë vendin! Vrave protestues paqësorë dhe hodhe në erë depozitat e shqiptarëve

Gogu-Berishës: Ke djegur gjithë vendin! Vrave protestues paqësorë dhe hodhe në erë depozitat e shqiptarëve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu gjatë fjalës së tij në Kuvend i kujtoi Sali Berishës vrasjet e 21 Janarit 2011dhe akuzat e vazhdueshme që janë bërë ndaj tij se ka thyer embargo e armëve dhe iu ka dhënë naftë serbëve që kryenin vrasjet në Kosovë. Gogu po ashtu i kujtoi Berishës edhe firmat piramidale duke i thënë se hodhi në erë depozitat e shqiptarëve! “Ke në ndërgjegje protestues të paqtë të vrarë në bulevard, shqiptarë që iu ke vjedhur depozitat dhe ua ke hedhur në erë. Dhe bashkë me të ke djegur të gjithë vendin, është përpjekja që shikoni sot gjithë këtë hipokrizi, që e patë edhe në historinë e Kosovës. Kisha një pyetje. Atë mëngjes kur makineria serbe ishte nisur...