Vranë Ramazan Matajn për nderin e motrës, prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 2 vëllezërit Arjon dhe Klinsman Hasaj

Vranë Ramazan Matajn për nderin e motrës, prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 2 vëllezërit Arjon dhe Klinsman Hasaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, Arjon dhe Klinsman Hasaj, të akuzuar për pesë vepra penale. “Në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur në 05.01.2025 ku rreth orës 07:15 në vendin e quajtur ‘Dragoç’ njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër, u vra me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi R.M. Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, u morrën të pandehur vëllezërit, shtetasit A.H. dhe K.H., të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e...