Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD nuk merr pjesë në protestën pro liderëve të UÇK, Berisha: Ka nuanca kundër qeverisë së kosovës, Rama do fliste 60 minuta
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. “Mitingu që do bëhet ka nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës! Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty. Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore, siç është genocidi, çështje partiake. Është verbëria e atyre që u urdhërojnë ju të mos votoni eksterminimin e shqiptarëve vetëm për shkak të etnisë së tyre. Shkoni në Kosovë, shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, shkoni në Lugin e Butë.Pata rastin të isha në verë në bjeshkët e Istogut. Nga maja, nga Sanxhaku kishin ardhur hordhitë serbe dhe...