Proda jep Certifikata për Shërbime të Dalluara për 6 punonjës të Policisë Shkodër: Vlerësohet çdo akt guximi në shërbim

Proda jep Certifikata për Shërbime të Dalluara për 6 punonjës të Policisë Shkodër: Vlerësohet çdo akt guximi në shërbim

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u akordoi sot gjashtë punonjësve të Policisë së Shtetit, Certifikata për Shërbime të Dalluara, pasi reaguan me vendosmëri, shpejtësi dhe guxim, duke kapur dhe vënë në pranga autorin e ngjarjes shumë të rëndë, të ndodhur me 8 shtator në Shkodër. Punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, Inspektor Samet Qotaj, Inspektor Arlind Mehmeti, Inspektor Rigers Sekja dhe Inspektor Kristi Koçeku, si dhe punonjësit e Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Shkodër, Inspektor Izmir Lamkollari dhe Inspektor Xhuljo Hafëzi, u mirëpritën ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku Proda iu dorëzoi certifikatat e akorduara me motivacionin “Për merita të veçanta, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave, dhe kontributin...