Parashikimi i motit për të enjten:  reshje shiu dhe erë përgjatë bregdetit

Parashikimi i motit për të enjten: reshje shiu dhe erë përgjatë bregdetit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e enjte do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin. Moti do të jetë kryesisht i vranët,  me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në disa zona, reshjet mund të jenë më të dendura dhe të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë e lehtë nga verilindja në juglindje,  me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore,  pritet të arrijë deri në 22 m/s,  duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 3 deri në 5 ballë. Temperaturat do bien ne krahasim me ditet e tjera.