Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar
Kamber Sulçe, i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në zonën e Salarisë, është vetëdorëzuar këtë të enjte në Policinë e Gjirokastrës. Ngjarja e rëndë ndodhi javë më parë një zonë të thellë të krahinës së Labërisë, ku sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pas një debati verbal për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Më pas, Sulçe dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit italian Sarchi dhe personave që e shoqëronin, në momentin që ndodheshin pranë automjeteve të tyre. Si pasojë e të shtënave, biznesmeni italian humbi jetën në vend. Menjëherë pas krimit, Policia zhvilloi kontrolle të shumta në zonën ku ndodhi ngjarja dhe përreth saj, duke sekuestruar dy...