Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SPAK dërgon për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar për gjykim dy persona të cilët akuzohen për korrupsion për një ndërtim pa leje. SPAK ka dërguar për gjykim policin bashkiak, Besmir Cani dhe Ahmet Mashollarin të cilët akuzohen për veprën “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas hetimeve, Cani ka marrë 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Mashollari është provuar se është personi që i ka dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve: Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia...