Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e Ramazan Matajt, prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit në Shkodër
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të akuzuar për pesë vepra penale, përfshirë “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur më datë 5 janar 2024, rreth orës 07:15, në vendin e quajtur “Dragoç”, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër, ku Ramazan Mataj u vra me armë zjarri brenda automjetit të tij. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes, dy vëllezërit Hasaj janë marrë të pandehur dhe janë akuzuar për kryerjen e këtyre veprave penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve...