Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në aksin “Kukës-Krumë”, përplasen dy automjete, tre persona përfundojnë në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”. Policia bën me dije se janë përplasur dy automjete ndërsa janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere. Njoftimi: Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen H. H., 62 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. C., rreth 27 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin D. C., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.