Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kartelet e drogës, Trump: Do ndërhyjmë dhe nga toka, anijet nuk janë më të shpejta se raketat
donald trump SHBA- Presidenti Donald Trump po shikon tani mundësinë e ndërhyrjes nga toka në Amerikën Latine, pasi ushtria amerikane ka kryer të paktën pesë sulme fatale ndaj anijeve të drogës në Karaibe që nga shtatori. “Padyshim ne po shikojmë tokën tani, sepse detin e kemi nën kontroll shumë mirë,” u tha Trump gazetarëve të mërkurën. “Kemi pasur disa ditë kur nuk ka pasur asnjë anije për t’u gjetur, dhe e shoh këtë si diçka të mirë, jo të keqe”. Trump tha se nuk ishte i interesuar që Garda Bregdetare thjesht të ndalonte anijet e dyshuara të drogës, sepse “e kemi bërë këtë për 30 vite dhe ka qenë krejtësisht e pasuksesshme.” “Kanë anije më të shpejta. Disa nga këto anije janë anije të shpejta...