Portieri i Pukës dhunon pas ndeshjes Policin, 22-vjeçari arrestohet në Kukës

Portieri i Pukës dhunon pas ndeshjes Policin, 22-vjeçari arrestohet në Kukës

pamje nga ndeshja KUKËS-Policia e Kukësit ka vënë në pranga portierin e skuadrës së futbollit “Tërbuni”. Portieri 22-vjeçar Brajan Marku, pas ndeshjes “Kukësi- Tërbuni” ka dhunuar një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”-njofton Policia. Dueli zgjati 120 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll 3-1 për Kukësin./ZËRI