Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn
Një tjetër tender me erë abuzimi dhe klientelizmi në Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Arlinda Pogajt, ka shpallur fituese kompaninë “INERTI” shpk për ndërtimin e kompleksit të poligonit të qitjes dhe palestrës për forcat speciale të Burgjeve, me një vlerë kontrate prej 194 milionë lekësh pa TVSH (rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH), të financuar nga buxheti i shtetit. Tenderi që nxori fituesin e paracaktuar Tenderi me numër reference REF-60262-09-03-2025, me fond limit 296,309,312 lekë, është zhvilluar në datën 19 shtator 2025, me 14 kompani pjesëmarrëse.Por menjëherë pas përfundimit të procedurës, OBP – institucioni që tashmë po përflitet si “çerdhe e korrupsionit të kontraktuar” – skualifikoi 13 nga 14 operatorët, me arsye teknike që ekspertët i konsiderojnë si të...