‘Saliu ‘dhëndri’ i Serbisë’! Balla-Berishës: Pse s’vini në protestën e UÇK? Kryedemokrati: Rama, shërbëtor i Vuçiç

‘Saliu ‘dhëndri’ i Serbisë’! Balla-Berishës: Pse s’vini në protestën e UÇK? Kryedemokrati: Rama, shërbëtor i Vuçiç

Sali Berisha dhe Taulant Balla TIRANË-Në kuvend teksa po diskutohej kërkesa për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi kryedemokratin Sali Berisha, se çdo kërkesë e këtij të fundit nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla riktheu ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke ironizuar se tifozët serbë kur shanin Shqipërinë, thërrisnin ermin e Sali Berishës. Ndër të tjera Balla përmendi edhe bojkotin nga ana e opozitës për protestën në mbështetje të kereëve të UÇK-së që do të zhvillohet nesër. Taulant Balla: Tifozët serbë kur donin të na shanin na thirrni 'Sali Berisha Sali Berisha'. Një gazetar dhe mori në telefon dhe i tha more doktor pse thërrasin tifoz serb emrin tënd. E thërrasin se Saliu është dhëndri i mirë...