Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasen dy automjete në Kukës, tre persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Kukës–Krumë”, në vendin e njohur si “Qafa e Toblit”. Ngjarja ka ndodhur kur automjeti që drejtohej nga shtetasja H. H., 62 vjeçe, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi D. C., 27 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere që ndodhej në automjetin e shtetasit D. C. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.