Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Jemi i vetmi vend që na janë bllokuar fondet e BE”, Bardhi: Paratë e fermerëve i mori babai i Suel Çelës
Gazment Bardhi deklaroi se PD dhe opozita do të kërkojë një komision hetimor për abuzimet me fondet evropiane për fermerët. Teksa kërkoi një zgjidhje për zhbllokimin e fondeve, Bardhi deklaroi se shumë nga këto para u përfituan nga babai i Suel Çelës dhe familjarë të politikanëve. “Nuk doni të flisni pse BE na ka bllokuar fondet për BE. Na janë bllokuar fondet sepse kjo qeveri ka vendosur të vjedhë fondet vendase por edhe ato evropiane. Ju siguroj që do të kërkojmë një komision hetimor për këtë çështje. Ne do të verifikojmë sesi babai i Suel Çelës mori paratë e fermerëve. Një njeri I shpallur në kërkim si kreu I një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Shqipëri. Ju nuk doni të flasim për këtë...