“Paguaj 2 mln lekë, ose e vramë”, mbyllen hetimet për rrëmbimin e biznesmenit Agalliu, si u përdor Nikoleta për ta joshur

“Paguaj 2 mln lekë, ose e vramë”, mbyllen hetimet për rrëmbimin e biznesmenit Agalliu, si u përdor Nikoleta për ta joshur

foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 persona, pasi rrëmbyen 68-vjeçarin, Edvar Agalliu, me qëllim zhvatjen e parave nga familja e tij. “Paguaj 2 milionë lekë se jam në rrezik”, ka qenë telefonata e Edvar Agalliut ndaj bashkëshortes, e cila ngriti alarmin për rrëmbimin e tij, ngjarje e ndodhur më 30 prill 2025 në Tiranë. Pas telefonatës, motra e të rrëmbyerit ka bërë denoncimin në polici për marrjen peng të të vëllait nga tre personat, Sulejman Sina, Idajet Mashollari dhe Kinton Sina, me ndihmën e Nikoleta Begollit. Planifikimi i rrëmbimit Biznesmeni Edvar Agalliu është marrë peng dhe për pesë orë është lidhur e i është ushtruar presion për dorëzimin e 20 milionë lekëve të vjetra. Ai është futur me forcë...