Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Ju jeni me horrin dhe oligarkun”, Alizoti: Po vidhni ilaçet e fëmijëve dhe të sëmurëve me kancer
Deputeti demokrat Tomor Alizoti, e ka cilësuar mungesën e debatit mbi programin qeverisës si një ndër rastet më të rënda për demokracinë shqiptare që prej viteve ’90. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Alizoti u shpreh se kudo në botë e majta është më të dobëtin, ndërsa këtu është me horrin dhe me oligarkun. Sipas tij, mbyllja e debatit përfaqëson një kthim pas në standardet demokratike dhe dëmton jo vetëm opozitën, por vetë qeverinë dhe procesin e integrimit në BE. “Mesa di unë, është rasti i parë në 30 vjet që nuk ka debat në një program. Dhe arritja jonë më e madhe si komb apo si Shqipëri post Staliniste apo post mauriste, ishte debati. Ribëjeni debatin. Debati është pika më kryesore që është në interesin...