Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Picula: Po planifikohet për anëtarësimin e përbashkët të Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE
Përfaqësuesi në Parlamentin Evropian dhe ish-raportuesi për Malin e Zi, Tonino Picula, ka deklaruar se rruga e këtij vendi drejt Bashkimit Evropian nuk po ecën me ritmin e pritur, megjithëse ka pasur përparim. “Më duket se afrimi i Malit të Zi me Bashkimin Evropian po ecën mirë, por jo me ritmin që ishte paralajmëruar dhe inkurajuar”, tha Picula për median Nova M. Ai kujtoi se deri para pak kohësh, Mali i Zi konsiderohej lider i procesit të integrimit evropian në rajon. “Deri vonë, flitej vetëm për Malin e Zi si lider të politikës së zgjerimit. Por tani, po diskutohet për mundësinë e anëtarësimit të përbashkët të Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE”, u shpreh eurodeputeti kroat. Kujtojmë se Tonino Picula është raportues i Parlamentit...