Buxhetimi me pjesëmarrje në Gjinar, kryebashkiaku Llatja prezanton projekte të reja për zonën e Shpatit

Buxhetimi me pjesëmarrje në Gjinar, kryebashkiaku Llatja prezanton projekte të reja për zonën e Shpatit

Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje ka nisur këtë vit nga zona turistike e Gjinarit, aty ku janë kryer një sërë investimesh të dukshme, jo vetëm për zhvillimin turistik, por mbi të gjitha për rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e zonës. E njohur si një nga perlat e turizmit në Elbasan, Gjinari është parë si përparësi gjatë këtij viti si nga investimet e qeverisë shqiptare ashtu edhe nga vetë Bashkia Elbasan. Shumë të pranishëm kanë marrë pjesë në këtë takim të Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka qenë i shoqëruar nga deputetja e zonës së Shpatit, Evis Kushi, kryetari i Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, si edhe ai i njësisë administrative të Gjinarit. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Gledian Llatja...