Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“5 Maji” qyteti brenda qytetit të Elbasanit
Nëse dikur ishte një cep i qetë, me rrugica me baltë dhe shtëpi të ulëta, sot lagjja “5 Maji” është kthyer në një qytet më vete, ku zhurma e jetës moderne përzihet me kujtimet e një Elbasani të dikurshëm.Mjafton të kalosh Parkun “Rinia”, portën hyrëse drejt kësaj zone, për të kuptuar se këtu ritmi është ndryshe. Dritat e pallateve të larta pasqyrohen në rrugët e asfaltuara, zërat e fëmijëve dëgjohen nga çdo oborr, ndërsa lokalet dhe dyqanet janë gjithnjë plot me njerëz.Por pak vite më parë, “5 Maji” nuk kishte këtë pamje.Në vend të trotuareve dhe rrugëve të shtruara, kishte dhera, gropa dhe rrugë me gurë, që vështirë kaloheshin në ditët me shi. Shtëpitë e ulëta, njëkatëshe apo përdhese, rrethuar me gardhe të thjeshta, përbënin...