Tirana pret sinjalin final nga Brukseli për Grupkapitullin 5

Tirana pret sinjalin final nga Brukseli për Grupkapitullin 5

Procesi për hapjen e Grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian – që përfshin bujqësinë dhe kohezionin – pritet të marrë drejtim të qartë pas mbledhjes të grupit të punës për zgjerimin të Këshillit të BE-së (COELA). Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, gjatë takimit pritet të diskutohet dhe, nëse arrihet konsensusi, të miratohet pozicioni i përbashkët i BE-së, çka do të hapte rrugën për zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare në muajin nëntor. Një delegacion i COELA-s mbërriti javën e kaluar në Tiranë, në një vizitë që, përtej agjendës së përgjithshme të negociatave të anëtarësimit, u fokusua në një nga çështjet më të debatueshme të procesit të integrimit: përdorimin e fondeve bujqësore IPARD nga autoritetet shqiptare. Një zyrtar evropian konfirmoi për Albanian...