Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mashtronte vajza dhe i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës, kapet kolumbiani
Një 28 vjeçar kolumbian është vënë në pranga nga policia nën akuzën e trafikimit të femrave për prostitucion. Në vijim të operacionit “Storm 9” që u zhvillua në Durrës, është bërë i mundur arrestimi i D. G., i cili ishte në arrati prej disa ditësh. Ky shtetas, dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion. Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Muriqanit. 2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike.