U premtonte punë, por i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës/ Arrestohet “tutori” nga Kolumbia

U premtonte punë, por i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës/ Arrestohet “tutori” nga Kolumbia

Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Muriqanit. Sipas policisë, i riu dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për prostitucion. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjatë kontrolleve u bë sekuestrimi i 3 celularëve, që dyshohet se 28-vjeçari i përdorte për këtë veprimtari kriminale. Më herët, dy shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike